Hong Kongu pezullon vaksinën e Pfizer-it, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 09:39
 Hong Kongu pezullon vaksinën e Pfizer-it, kjo është arsyeja

Hong Kongu ka vendosur që ta pezullojë përdorimin e vaksinave të kompanisë Pfizer për shkak se një dërgesë kishte gabime në paketim, raportuan mediet kineze.

Të mërkurën, disa qendrave të vaksinimit rreth qendrës financiare aziatike që ta ndërpresin përdorimin e vaksinës së kompanisë Pfizer, sipas njoftimeve që janë parë nga banorët.

Distributori kinez e informoi qytetin se një dërgesë ka shishe që nuk janë të mbyllura si duhet. Çështja tashmë është duke u hetuar nga distributori i kësaj dërgese dhe kompania “BioNTech”, që e zhvilloi këtë vaksinë në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike amerikane, “Pfizer”.

Në deklaratën e distributorit dhe zhvilluesit të vaksinës thuhet se nuk është gjetur ndonjë arsye për të besuar se këto vaksina nuk janë të sigurta. Megjithatë, vaksinimi do të ndërpritet si masë parandaluese, shkruan The Guardian.

Qeveria e Hong Kongut njoftoi se të gjitha qendrat e vaksinimit e kanë pezulluar përkohësisht procesin, ndërsa qytetarët që kanë caktuar termin nuk duhet të shkojnë për ta marrë vaksinën.

Pezullimi i vaksinës së Pfizer-it nënkupton që zgjedhja e vetme që u ka mbetur banorëve të Hong Kongut është vaksina kineze, Sinovac.

(Kosova Sot Online)