Shefi i UNMIK-ut uron Kurtin për detyrën e re

  • E.K /
  • 27 March 2021 - 16:02
 Shefi i UNMIK-ut uron Kurtin për detyrën e re

Përfaqësuesi Special i Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahit Tanin ka uruar Kryeministrin Kurti për detyrën e re, njofton ZKM.

“Me rastin e zgjedhjesë Kryeministër i Republikës së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga Përfaqësuesi Special i Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin. Ai ka garantuar gatishmërinë e misionit që ai udhëheq për ta mbështetur Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës në avancimin e promovimit të paqes dhe stabilitetit, në interes të qytetarëve të vendit”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

(Kosova Sot Online)