Papa: Djalli po përfiton nga pandemia

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 16:24
Papa: Djalli po përfiton nga pandemia

Djalli po përfiton nga pandemia, tha Papa Françesku gjatë meshës së zhvilluar me rastin e të Dielës së Palmave, në Bazilikën e boshatisur të Shën Pjetrit, për shkak të kufizimeve ndaj koronavirusit.

Në kohë normale, e Diela e Palmave, e cila shënon nisjen e javës së Madhe të Pashkëve, do të mblidhte dhjetëra mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit, me degë ulliri në duar në një ceremoni në ambjent të hapur.

Por për të dytin vit radhazi, për shkak të pandemisë, ceremonia duket krejt ndryshe. Vetëm 120 besimtarë u lejuan në meshë, duke iu bashkuar Papës dhe rreth 30 kardinalëve në një zonë dytësore të Bazilikës madhështore.

“Po nisim Javën e Shenjtë për të dytën herë gjatë një pandemie. Vitin e kaluar ishim të shokuar. Këtë vit jemi edhe më shumë nën presion dhe kriza ekonomike është rënduar. Djalli po përfiton nga kriza për të mbjellur mosbesim, dëshpërim dhe mosmarrëveshje”, tha Ati i Shenjtë.

Italia është në mesin e një izolimi të ri kombëtar që pritet të përfundojë pas Pashkëve. Të mërkurën Papa udhëroi kardinalët dhe klerikë të tjerë të pranojnë reduktim të pagave për të shpëtuar vendin e punonjësve të tjerë. E Diela e Palamave, apo e Dafinave siç cilësohet nga besimtarët Orthodoksë, përkujton ditën kur Jezu Krishti u mirëprit në Jeruzalem, vetëm për tu kryqëzuar 5 ditë më vonë.

(Kosova Sot Online)