Rusët kërkojnë Aja Sofinë nga Turqia kompensim për aeroplanin e rrëzuar

  • 26 November 2015 - 14:28
Rusët kërkojnë Aja Sofinë nga Turqia kompensim për aeroplanin e rrëzuar

Deputetët e Dumës ruse e kanë përkrahur me shumicë idenë që Turqia ta ja japë kishës ortodokse Aja Sofija në Stamboll, njoftoi kryetari i Komitetit të DUmës për çështje pronësore, Sergej Gavrilov, transmeton Lajm i Shkupit.

Ai deklaroi se pala ruse vlerëson të domosdoshme të përkujtojë “çështjen më të vjetër të shenjtë të mbarë botës së krishterë”.

“Presim nga pala turke një hap miqësor-që kasha Shën Sofia t’i kthehet kishës ortodokse”, ka shtuar Gavrilov.

Aja Sofija në vitin 1453 është shndërruar në xhami, kurse në vitin 1935 është shndërruar në muze. Ajo është nën mbrojtjen e UNESCO-s që nga viti 1985.