Moti për sot

  • E.K /
  • 05 April 2021 - 08:11
Moti për sot

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët në vijim.

5.04 – Në mëngjes më ftohtë e me ngrica, e mbeten ende vransira, por pa të reshura.  Gjatë ditës vransirat shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.

6.04 – Kryesisht me diell.  Pasdite më vonë dhe në mbrëmje vransirat shtohen, e priten edhe të reshura shiu, derisa në vise kodrinoro-malore edhe reshje bore.

7.04 – Ftohtë dhe kryesisht vranët.  Reshjet e shiut shndërrohen edhe në borë orëve të mëngjesit, derisa në vise kodrinoro-malore do të ketë vetëm reshje bore.

8.04 – Mbetet mot i ftohtë, në mëngjes edhe me ngrica.  Ditën me vransira të ndryshueshme, e përreth viseve kodrinoro-malore priten edhe rrebeshe të dobëta bore, derisa në vise më të ulëta të përziera edhe me shi.

9.04 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.  Në mëngjes me ngrica.

Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -2C dhe 0C, në ditët e para të javës, e të enjten zbresin edhe në -4C, ndërsa maksimalet pas një rritjeje deri në 14C, ditën e martë zbresin deri në 4C, ditën e mërkurë, e deri të premten me tendencë të rritjes deri në 12C.

Fillimisht do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 5-14m/s, e nga mbrëmja e së martës nga krahu verior 4-9m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë deri ditën e martë, e më pas me tendencë të rritjes edhe lartë mbi vlera normale deri ditën e premte.

(Kosova Sot Online)