Brenda qytetit nëntokësor të Turqisë

  • E.K /
  • 07 April 2021 - 12:31
 Brenda qytetit nëntokësor të Turqisë

Kapadokia ngrihet mbi fushat e Anadollit të Turqisë qendrore dhe është një rajon historik, i konsideruar si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke tërhequr mijëra turistë çdo vit me një kompleks unik muzesh të hapura.

Thuhet se Kapadokia e ka marrë emrin nga kuajt pasi legjendat thonë se kuaj të egër kanë shëtitur nëpër këto male me shekuj. 

“Kapadokia do të thotë toka e kuajve të bukur”, shprehet një banor vendas.

Shumë njerëz shkojnë për balonat me ajër të nxehtë ndërsa dielli lind, apo për peizazhin e pabesueshëm të rajonit që është formuar nga llava e një vullkani të gjallë, në të cilin vendasit kanë krijuar shtëpitë, kishat dhe shkollat e tyre. Por njerëzit mahniten edhe nga qytetet nëntokësore dhe formacionet mahnitëse shkëmbore.

Kapadokia u bë e njohur për qytetet e saj nëntokësore në kohën mesjetare pasi kur mbërrinin ushtritë plaçkitëse, mijëra njerëz shpëtonin duke u fshehur nën tokë, ndonjëherë me muaj me radhë.

Përpos bujarisë së natyrës, vendasit kanë punuar shumë për të ruajtur historinë dhe kulturën tradicionale. Një nga atraksionet më të njohura që tregon lidhjen e fortë midis natyrës dhe njerëzve është Muzeu i Hapur i Goremesë, ku gjenden qindra vepra arti. Besohet se ky muze ka qenë një manastir bizantin përpara se të bëhej një vend pelegrinazhi në shekullin e 17-të./A2CNN

(Kosova Sot Online)