Kërkesat e Princit Philip për varrimin e tij

  • S.A /
  • 10 April 2021 - 08:30
Kërkesat e Princit Philip për varrimin e tij

Princi Philip ishte “i përfshirë ngushtë” në planet e tij të varrimit. Sipas korrespondentit të familjes mbretërore, Max Foster, Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, dëshironte që arritjet e tij ushtarake të ishin të pasqyruara në funeralin e tij. “Ata nuk mund të kenë memoriale me lule, sepse nuk duan të inkurajojnë turmat. Pra, ajo që unë mendoj se do të ndodhë, ajo që unë supozoj se do të ndodhë në këtë pikë, është që trupi do të mbahet në Kalanë Windsor. Stafi dhe familja do të jenë në gjendje të bëjnë nderimet e tyre gjatë ditëve të ardhshme dhe pastaj ata do të përpiqen të vijnë me një lloj plani të gatshëm për një funeral, i cili do të bëhet në Kalanë e Windsor “, shprehet Foster.

Princi Philip dhe Mbretëresha ishin të izoluar me një pjesë të vogël të stafit mbretëror për shkak të pandemisë, njoftoi Foster. “Ai ishte këshilltari i saj kryesor, i besuari i saj. Dhe gjithashtu në prapaskenë, ai ishte patriarku i familjes, duke marrë shumë nga vendimet kryesore të familjes” , deklaron Foster./A2CNN

(Kosova Sot Online )