Funerali i Princit Philip, publikohen detajet

  • E.K /
  • 16 prill 2021 - 11:04
 Funerali i Princit Philip, publikohen detajet

Katër fëmijët e dukës së Edinburgut dhe dy nipat e tij, princat Harry dhe William, do të shoqërojnë arkivolin e tij gjatë procesioni që do të mbahet para ceremonisë mortore, në kapelën e Saint George të Windsor, ditën e shtunë.

Ata do të ecin pas Land Roverit të modifikuar posaçërisht, ku me kërkesë të vetë princit Philip do të vendoset arkivoli i tij.

Lista me 30 të ftuar, aq sa e lejojnë masat kundër koronavirusit, do të përfshirë vetëm familjarët dhe të afërt të ngushtë, mes të cilëve edhe 3 kushërinj gjermanë të bashkëshortit të Elizabetës. Pjesëmarrësit do të mbajnë veshje zie me medalje, por jo uniforma ushtarake siç është tradita mbretërore.

Kjo zgjedhje diktohet nga tërheqja e dy pjesëtarëve të familjes, princit Andrew dhe Harry nga funksionet mbretërore, çka i pengon të mbajnë uniforma. Pjesëmarrësit do të mbajnë maska dhe do të respektojnë distancimin social, me mbretëreshën që do të ulet e vetme.

Një zëdhënës i pallatit dha se planet ishin modifikuar në varësi të rregullave anticovid, por se aspekti ceremonial i shërbesave do të mbetej në një linjë me dëshirat e dukës. Siç thuhet, ceremonia do të reflektojë lidhjen e Philip me ushtrinë dhe do te ketë elemente personale të jetës së tij.

Gjatë procesionit nga kapela private e Windsor drejt asaj të Saint George, princat William dhe Harry do të jenë në një rresht, por do të ndahen nga kushëriri i tyre Peter Philip.

(Kosova Sot Online)