FIT-i arreston edhe bashkëpunëtorin e 'Ciprrës'

  • G.G /
  • 17 April 2021 - 11:20
FIT-i arreston edhe bashkëpunëtorin e 'Ciprrës'

Është arrestuar edhe bashkëpunëtori i Besim Hajdarit, i cili i kishte ndihmuar këtij të fundit që të arratisej nga policia.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i njëjti është intervistuar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 16.04.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti i ka ndihmuar të dyshuarit tjetër derisa ishte në arrati duke e dërguar në lokacione të ndryshme. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ne raportin e PK-së.

Njësia Speciale Intervenuese (FIT) së bashku me Policisë së Kosovës kanë zhvilluar dje një aksion në Podujevë, ku kane arrestuar Besim Hadajrin të njohur me nofkën Ciprra.

Hajdari ka qenë në kërkim nga organet e rendit për gjashtë plagosje.

(Kosova Sot Online)