Arrestohet nga policia i dyshuari për mashtrim të disa personave

  • E.K /
  • 17 April 2021 - 12:06
 Arrestohet nga policia i dyshuari për mashtrim të disa personave

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person i cili ishte shpallur në kërkim për shkak të kryerjes së disa veprave penale.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga policia e Kosovës.

Sipas saj deri tek arrestimi i të dyshuarit ka ardhur pas bashkëpunimit të qytetarëve me policinë.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë  e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 08:00, në stacionin e policisë Veriu në Prishtinë, të paraqitet personi i kërkuar për mashtrim, të cilit i  është shqiptuar masa e arrestit policor.  Aktualisht hetuesit  po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari. Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm  dhe besimin në Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4032445143482658

(Kosova Sot Online)