UDB-ashi Baton Haxhiu, dallon nga shefi i tij Stanishiq, vetëm pse flet edhe shqip!

UDB-ashi Baton Haxhiu, dallon nga shefi i tij Stanishiq, vetëm pse flet edhe shqip!
UDB-ashi Baton Haxhiu, dallon nga shefi i tij Stanishiq, vetëm pse flet edhe shqip!

Dardan Grapci

  • 17 April 2021 - 09:17

Shkruan: ANALIST- Dardan Grapci

Strukturat ilegale të spiunazhit, në krye me Baton Haxhiun, edhe para viteve ‘99 i kemi pasur në Kosovë, prandaj nuk është edhe ndonjë çudi që edhe sot po na dalin përpara ish-anëtarët e UDB-es e BIA-as që flasin shqip në kuadër kinse të mbrojtjes, por në fakt plani tyre është destabilizimi maksimal i Kosovës!

Riaktivizimi i spiunëve të SHIK-ut përmes spiunëve të tyre dhe veglave të UDB-së, ka për qëllim vetëm sa për të bërë panik në Serbi kinse Albin Kurti po e zgjeron partine LVV- në të gjitha trojet shqiptare dhe kinse ky mundë të jetë kërcënim për vendin dhe Ballkanin. Frika ju ka hyrë në palcë këtyre Udabashëve që nga dita kur u dha lajmi se në zgjedhjet e 14 shkurtit kur ka fituar Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Me shpifjet e tyre monstruoze po mundohen ta sulmojnë Kryeministrin e vendit edhe për disa vizita dhe fjalime që i ka bërë në Shqipëri. Secila parti politike dhe secili lider e ka të drejtën e bashkëpunimit dhe të lobimit në zgjedhje për një krah të caktuar politik, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit. Shqipëria nuk është Serbi por është trualli dhe trungu i përbashkët i te gjithe shqiptarëve, prandaj edhe ligjërisht është e lejuar që në cilësinë e kandidatëve të pavarur, LVV- të mbështes krahun e vetë politikë në zgjedhjet që do të mbahen atje. Integrimi dhe bashkimi në rrafshin kombëtar gjithsesi nga tani do të ndodhë si proces i pandalshim, e deshën apo nuk e deshën disa mjerana e kundërshtar të sotëm, spiun të regjimeve antikombëtare në Kosovë e Shqipëri. Krejt Dhe Drejtë, nuk ishte slogan koti i LVV-s në zgjedhjet e 14 shkurtit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".