Sejdiu: Thaçi duhet të dorëhiqet
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, njëherit aktivist i Lëvizjes Vetëvendoje, Dardan Sejdiu ka thënë se dokumentet e nënshkruara nga qeveritarët e cënojnë sovranitetin e vendit.
“Ministri i Jashtëm ka nënshkruar një dokument që nga ekspertët është vërtetuar se fal toka, ndaj ai duhet të jap dorëheqje”.
“Paramendojeni situatën kur kryeministri negocion diçka dhe pastaj thotë: ejani ta pyesim Kushtetuesen. Kjo do të thotë që ai nuk ia ka idenë për Kushtetutën”.
“Mustafa dhe Thaçi shkojnë në Bruksel, bëjnë marrëveshje dhe kthehen në vend e thonë: situata qenka pak e tensionuar dhe ja po e heqim përgjegjësinë nga vetja, po e pyesim Kushtetuesen”.
Ai ka theksuar se është e papranueshme që kryeministri të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare dhe pastaj të kërkojë interpretim të Kushtetueses.
“Është problem i madh kur një kryeministër nënshkruar marrëveshje dhe më pas thotë: ejani ta pyesim Kushtetuesen”.
“Kushtetuta jonë e sheh Kosovën si republikë parlamentare dhe me Zajednicën kjo prishet”, ka thënë ai në Info Magazine në Klan Kosova.
Sejdiu ka shtuar se manifestimi i së shtunës do të jetë si kundërshtim i ndarjes së vendit.
“Më datën 28 nëntor ka manifestim për të refuzuar ndarjen e Kosovës, apo federalizimin”.