Migrimi i peshqve drejt poleve

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 10:53
Migrimi i peshqve drejt poleve

Gjithnjë e më shumë specie tropikale detare po migrojnë drejt ujërave më të freskëta. Ky efekt i ngrohjes globale po shkakton probleme dhe në të ardhmen mund të ndikojë rëndë mbi ekosisitemet.

Konkluzioni mbërrin nga studime që kanë zgjatur mi 10 vjet dhe në përmbledhjen finale shkruhet se, gjithnjë e më shumë specie tropiakle po zhvendosen drejt poleve sepse ujërat në të cilat jetonin janë ngrohur me tepër se ç’duhet, duke rrezikuar kështu mbijetësen e tyre.

Ky trend vërehet në rritje të theksuar në 60 vitet e fundit dhe më kalimin e dhjetëvjeçarëve është verifkuar një reduktim i theksuar i specieve detare që jetojnë në zonat e ekuatorit.

Ky shpopullim mund të shkaktojë kolapsin e eksositemeve, sikurse mendohet se ka ndodhur 250 mln vjet më parë, kur i njëjti mërgrim u shoqërua më pas me zhdukjen e 90% të specieve.

Ky fenomen prek ngushtë edhe njeriun, rast tipik është ai i peshkut ton, që prej vitesh është në qendër të një problemi të tillë, dhe spostimi i të cilit ka prekur shumë komunitete që e kanë mjet jetese.

Megjithatë për t’i bërë ballë këtij problemi, 41 vende tashmë kanë firmosur një marrëveshje në kuadër të Paktit Global, që synon të ktheje 30% të oqeaneve në zona të mbrojtura brenda vitit 2030. Aktualisht zonat e mbrojtura detare janë 2.7 %.

(Kosova Sot Online)