Ky është personi i cili vdiq në një hotel të Prizrenit

  • A.P /
  • 05 May 2024 - 12:00
Ky është personi i cili vdiq në një hotel të Prizrenit

Raportohet se një 60 vjeçar, boshnjak nga Novi Pazari i Serbisë, ka vdekur derisa po qëndronte në një hotel të Prizrenit bashkë me gruan e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes, ai dyshohet se ka pësuar sulm në zemër.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 04.05.2024 rreth orës 11:46 policia është informuar se në rrugën “Milan Shuflaj” në Prizren, konkretisht në një hotel një person ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka arritur patrulla policore, eprorët dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren. Në vendin e ngjarjes ishte ekipi mjekësor i Emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është M. A. i lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombësia Boshnjak/Republika e Serbisë. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes dyshohet se i njëjti ka pësuar sulm në zemër. Personi i cili ka ndërruar jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi pazari, Republika e Serbisë”.

Viktima ishte mysafir i hotelit që nga data 1 maj 2024, ka shtuar Bytyqi.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa hapet rast si “Vdekje e dyshimtë”

(Kosova Sot Online)