Manovra e gabuar e shoferit, kamioni përfundon mbi ndërtesë

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 17:03
Manovra e gabuar e shoferit, kamioni përfundon mbi ndërtesë

Një kamion në Palermo të Italisë ka përfunduar mbi një ndërtesë, pas një manovre të gabuar nga shoferi që po e drejtonte.

Kamioni po qëndronte pezull mbi tarracën e ndërtesës, ndërkaq u desh të ndërhynin zjarrfikësit për ta larguar nga aty.

Banorët përreth të cilët ishin të shqetësuar nga krejt kjo ngjarje, u kthyen në shtëpitë e tyre, pasi kishte kaluar edhe rreziku.

(Kosova Sot Online)