Pensionistët paralajmërojnë grevë e protesta

  • G.G /
  • 24 April 2021 - 12:49
Pensionistët paralajmërojnë grevë e protesta

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, ka bërë kërkesë me shkrim për një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave dhe Transferve, Hekuran Murati.

Këtë takim, Kajtazi e ka kërkuar pas vendimit të Qeverisë për mosvazhdimin e dhënies së shtesave për këtë kategori.

Sipas tij, nëse vazhdohet ky trend nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të marrim masa për grevë dhe protesta.

“Ky vendim ka qenë i papritur për faktin se në Kosovë janë 180 mijë pensionistë prej tyre janë 140 mijë pensionistë bazik që marrin pension social. Kështu që ky vendim ka ndikuar shumë në disponimin e tyre edhe ata mbesin të zhgënjyer me këtë vendim. Ndoshta qeveria ka menduar që për një kohë të gjatë me ngrit në 10 euro. 10 euro nuk është kurrfarë vlere te pensionistët bazik për shkak se i kanë 90 euro shtohet edhe 10 euro ajo nuk është bazë për jetën e tyre”.

Ai shtoi se ka kërkuar kontakt sa më të shpejtë me kryeministrin dhe ministrin e Financave dhe Transfereve.

“Tash pensionistët janë harruar dhe nuk bën mirë kjo qeveri mi lanë pensionistët në këtë gjendje. Ne ju kemi ik protestave por kemi ardhur në një pozicion se ata nuk janë duke na kuptuar. Nëse vazhdohet ky trend ndaj kujdesit të pensionistëve nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të marrim masa deri te protesta dhe greva”, shtoi Kajtazi.

Ai tha se pensionistët në Kosovë janë në gjendje të vështirë  materiale dhe psikike.

(Kosova Sot Online)