Covid në Shqipëri: 139 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

  • A.P /
  • 24 April 2021 - 18:57
Covid në Shqipëri: 139 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 139 raste të reja me COVID nga 3457 testime të kryera në total. Ndërkohë janë ndërruar jetë 5 pacientë, konkretisht 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetarë nga Durrësi,  1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Peqini, të moshave 63 – 77 vjeç.

Janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 11 raste në Korçë, 8 raste në Shkodër, Fier, Devoll, 7 raste në Durrës, Skrapar, 6 raste në Gjirokastër, 5 raste në Lezhë, Vlorë, Pogradec, Sarandë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Elbasan, Lushnje, Libohovë, 2 raste në Kukës, Mirditë, Berat, Librazhd, Kamëz, Gramsh, Maliq, Këlcyrë, 1 rast në Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Poliçan.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.

(Kosova Sot Online)