Sejdiu: Protesta për sonte ka përfunduar

  • 28 November 2015 - 20:29
Sejdiu: Protesta për sonte ka përfunduar

Dardan Sejdiu ka thënë se protesta për sonte ka përfunduar. Ai edhe një herë ka akuzuar Policinë e Kosovës për dhunë derisa ka thënë se rreth 100 aktivistë të VV’së janë arrestuar. Për Klan Kosova Sejdiu ka thënë se protesta do të vazhdoj në ditët e ardhshme.

Ndërkohë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se aktivistët e Vetëvendosjes janë shpërndarë të qetë.

“Aktivistët u shpërndanë të qetë. 200 policë ende mbajnë të bllokuar rrugen Luan Haradinaj dhe nuk më lejojnë të shkoj afër zyrave të VV ku gjinden Visar Ymeri dhe aktivistë të tjerë që ende nuk janë arrestuar”, ka shkruar Ahmeti.