Fermeri e lëviz gurin e kufirit që të bëjë vend për traktor, e rrit shtetin për 2 metra

  • A.P /
  • 04 maj 2021 - 23:31
Fermeri e lëviz gurin e kufirit që të bëjë vend për traktor, e rrit shtetin për 2 metra

Kufiri midis Francës dhe Belgjikës besohet të jetë ndryshuar pa dashje nga një fermer i cili lëvizi gurin e kufirit 200-vjeçar që shënonte ndarjen, në mënyrë që të bënte vend për traktorin e tij.

Fermeri francez mund të përballet me gjyqin pasi e bëri Belgjikën më të madhe duke lëvizur gurin që ka shënuar kufirin që pas humbjes së Napoleonit në betejën e Waterloo, raporton The Guardian.

Një historian lokal duke bërë shëtitje në pyll afër fshatit belg Erquelinnes zbuloi dy javë më parë se guri që datonte nga viti 1819 ishte zhvendosur për 2.29 metra. Gardhi rrethues po ashtu ishte zhvendosur nga fermeri.

Kufiri franko-belg, që shtrihet 620 km, u krijua zyrtarisht nën Traktatin e Kortrijkut më 1820’ën.

Nëse fermeri nuk arrin të bind gjyqin, rasti mund t’i delegohet ministrisë së jashtme belge, e cila mund të duhet të thërrasë një komision kufitar franko-belg që të ri-përcaktojë kufinjtë.

(Kosova Sot Online)