Aktivistë të PDK’së me aksion tek ministria që drejton Gërvalla, dyshohet për të arrestuar

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 15:41
Aktivistë të PDK’së me aksion tek ministria që drejton Gërvalla, dyshohet për të arrestuar

Edhe aktivistë të PDK’së me aksion tek ministria që drejton Gërvalla, dyshohet për të arrestuar

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka thënë që aksioni i tyre shërben për t’ia rikujtuar Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, se ajo e përfaqëson dhe duhet ta përfaqësojë vetëm Kosovën.

Gjatë aksionit të Rinisë Demokratike të Kosovës para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla-Schwartz, dyshohet se policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të kësaj partie.

Aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajtur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë.

Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.

(Kosova Sot Online)