Si ta bëni të re maskarën tuaj të vjetër?

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 15:39
Si ta bëni të re maskarën tuaj të vjetër?

Nëse aleatja më e mirë e qerpikëve tuaj është harxhuar dhe tharë para kohe, jua sjellim mënyrën për t'ia zgjatur qëndrueshmërinë. Në fakt, vetëm disa pika për sy janë të mjaftueshme që maskara juaj të bëhet sikur të ishte e re.

Edhe pse problemin e maskarës së tharë mund ta zgjidhni edhe me disa pika uji, pikat për sy janë më të mira sepse e zgjasin edhe më shumë efektin. Procedura është shumë e thjeshtë. Mjafton që në maskarë t'i qitni vetëm 4 ose 5 pika për sy dhe ta tundni atë. Maskara juaj do të jetë si e re dhe e gatshme për përdorim. Mënyrën e njëjtë mund ta përdorni edhe me lëngun për thjerrëza të syve.

(Kosova Sot Online)