Çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 07:49
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosova Sot Online sjell ngjarjet e ditës së sotme.

08:00
Bëhet vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth rekomandimeve të Raportit të Progresit të BE-së lidhur me buxhetin, financat dhe transferet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

Reklamë

10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban takim njoftues me Petrit Ajetin, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

10:00
“Germin” organizon tryezën me temën “Votimi nga jashtë vendit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Platfoma Zoom)

11:00
Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Projekti “ICT for Kosovo’s Growth” mbajnë takimet ndërmjet bizneseve ndërsektoriale. (Parku Inovativ dhe i Trajnimeve, Prizren)

11:00
Shoqata e Gastronomëve organizon aksion për ndihmë familjeve në nevojë, me rastin e festës së Bajramit. (Nisja nga vendi i quajtur “Te Zalli”, afër Stacionit të Trenit, Prishtinë)

12:00
Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Ministrisë së Shëndetësisë. (Pranë Ministrisë së Shëndetësisë)

(Kosova Sot Online)