Ja cila është e vërteta, a doli COVID-19 nga laboratori?

  • S.A /
  • 15 May 2021 - 08:19
Ja cila është e vërteta, a doli COVID-19 nga laboratori?

Origjina e koronavirusit të ri ende nuk dihet, ndërsa teoria se ai është shkaktuar nga një rrjedhje laboratorike duhet të merret seriozisht, derisa atë ta hedhë poshtë një hetim rigoroz i bazuar në të dhëna, ka thënë një grup shkencëtarësh të njohur.

COVID-19, i cili është paraqitur për herë të parë në Kinë në fundin e vitit 2019, i ka marrë jetën 3.34 milionë personave, i ka humbur botës të ardhura prej triliona dollarësh, dhe e ka ndryshuar jetën normale të miliarda njerëzve.

“Nevojiten më shumë hetime për të përcaktuar origjinën e pandemisë”, kanë thënë 18 shkencëtarët, përfshirë Ravinda Guptan, mikrobiolog klinik në Universitetin e Kembrixhit, dhe Jesse Bloomin, i cili studion evolucionin e viruseve në Qendrën e Hulumtimit të Kancerit “Fred Hutchinson”.

“Teoritë se koronavirusi ka dalë aksidentalisht nga ndonjë laborator dhe se është bartur nga kafshët te njeriu ende s’mund të hidhen poshtë”, kanë thënë shkencëtarët, përfshirë David Relmanin, profesor i mikrobiologjisë në Standford, në një letër të botuar në revistën “Science”.

(Kosova Sot Online )