Opozita përfundon takimin, niset për në sallë (Foto)
(I plotësuar) Liderët e tri partive opozitare VV, AAK dhe NISMA, kanë përfunduar takimin e përbashkët dhe janë nisur për të hyrë në sallën e Kuvendit.
Opozita kanë mbajtur konsultimet e fundit para nisjes së seancës së orë 11:00. Nuk dihet ende nëse deputetët opozitar do ta bllokojnë serish punën në Kuvend, edhe pse një gjë të tillë e ka paralajmëruar Glauk Konjufca i VV'së.
----------------------------------------------
Opozita nis takimin
Tre liderët e opozitës kanë filluar takimin e jashtëzakonshme, në të cilin pritet të marrin një vendim lidhur me seancën e sotme, e cila do të nis nga ora 11:00, raporton gazeta Kosova Sot Online.
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti i ka ftuar ata që të vijnë në seancë dhe ta mbajnë atë pa probleme.
Takimi është duke u mbajtur në zyrat e opozitës në Kuvend.
(Kosova Sot)