48 orë paraburgim deputetit Fisnik Ismaili
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se deputetit të saj Fisnik Ismaili i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh paraburgim.
“Prokuroria sapo i ka caktuar deputetit Fisnik Ismaili 48 orë paraburgim”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Ismaili është arrestuar sot para nisjes së seancës së Kuvendit, pasi, i janë gjetur dy bombola gazi.
(Kosova Sot)