Arbër Rexhaj: Kur e vendosim reciprocitetin është çështje e jona

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 08:09
 Arbër Rexhaj: Kur e vendosim reciprocitetin është çështje e jona

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka folur për vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se është çështje e qeverisë se kur e vendosin reciprocitetin.

Këtë deklaratë Rexhaj e ka dhënë  kur i janë përmendur deklaratat e kryeministrit Kurti kur ka thënë se reciprociteti është çështje ditësh e jo muajsh.

“Ne e kemi thënë një gjë reciprociteti është vlerë. Për këtë çështje kemi ra prej Qeverisë. Ne kur e vendosim reciprocitetin është çështja jona. Javët që po i përmendi mund të jenë muaj, edhe ditët janë muaj”, tha ai

(Kosova Sot Online)