Në Prishtinë gjendet një qese me eshtra, nuk dihet se kujt i përkasin

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 12:07
Në Prishtinë gjendet një qese me eshtra, nuk dihet se kujt i përkasin

Policia njofton për gjetjen e një qeseje me eshtra në Prishtinë, të cilët nuk dihet se kujt i përkasin.

Njësitë përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është marrë kocka e dyshimtë për mbetje mortore dhe e njëjta është dërguar në IML.

Njoftimi i plotë i policisë:

GJETJE E ESHTRAVE /Prishtinë 09.06.2021 – 16:07. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një qese najloni, ku në të kishte eshtra. Eshtrat nuk dihet se kujt i përkasin. Njësitë përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është marrë kocka e dyshimtë për mbetje mortore dhe e njëjta është dërguar në IML.

(Kosova Sot Online)