Përmbyset kamioni me karburant, bllokohet shoferi

  • E.K /
  • 12 June 2021 - 17:15
Përmbyset kamioni me karburant, bllokohet shoferi

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Xibrakë. Një kamion me karburant është përmbysur duke e zënë poshtë dhe bllokuar shoferin. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet edhe mbërritja e zjarrfikëses për ta nxjerrë shoferin.

Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga të kamionit ka qenë shpejtësia. 

(Kosova Sot Online)