Arrestohet pejani i kërkuar nga policia

  • E.K /
  • 14 qershor 2021 - 14:05
 Arrestohet pejani i kërkuar nga policia

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në maj, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar LEORAND (Kadri) REXHAJ, i cili kërkohej për veprat penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve, vjedhje, mashtrim, kanosje dhe cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacione lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 12.06.2021, është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e Stacionit Policor Jugu ne Prishtinë.

“I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)