Therje me thikë në Prishtinë, një person dërgohet në QKUK

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 23:32
Therje me thikë në Prishtinë, një person dërgohet në QKUK

Një person është therur me thikë sonte rreth orës 22:00 në rrugën “2 korriku” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Polici për Rajonin e Prishtinës, gjersa shtoi se si pasojë e këtij rasti është lënduar një person, si dhe i njëjti është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 korriku” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)