186 raste aktive me COVID -19 në Kosovë

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 08:07
 186 raste aktive me COVID -19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 186.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174, ndërkaq nga fillimi i pandemisë betejën me coronavirusin e kanë humbur 2,250 persona.

Ndryshe, procesi i vaksinimit antiCOVID-19 po vazhdon.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.

Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(Kosova Sot Online)