Prokurorët dhe gjyqtarët e guximshëm të dalin nga prapaskena, është koha për ta fituar besimin me veprime ligjore e kundër krimit të organizuar!

Prokurorët dhe gjyqtarët e guximshëm të dalin nga prapaskena, është koha për ta fituar besimin me veprime ligjore e kundër krimit të organizuar!
Prokurorët dhe gjyqtarët e guximshëm të dalin nga prapaskena, është koha për ta fituar besimin me veprime ligjore e kundër krimit të organizuar!

Hasan Preteni

  • 17 June 2021 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Duhet të fitojnë kredibilitet, nëse nuk është vonë, por mendoj se në institucionet e drejtësisë ka njerëz , prokurore dhe gjyqtare me kredibilitet dhe integritet të gatshëm për sakrificë ndaj ligjit e shtetit. Duhet të reagojnë edhe nëse janë të bllokuar nga titullarët e institucioneve. Përgjegjësia është individuale. Së fundi Kuvendi miratoi në lexim të parë Ligjin për Përgjegjësit e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, me këtë ligj do të mundë të suspendohen prokurorët dhe gjyqtarët nëse bëjnë shkelje disiplinore. Rrethi ka filluar të mbyllet!Mos pritni, deshmoni vehten me veprime te guximshme ne zbatimin e ligjit !

-Prokuroria Speciale e RK e ka rastin fundit tani të lëvizë me veprime. Le të fuqizohet duke e parë praktikën e sapo filluar tani nga SPAK-u në Tiranë. Në Tiranë Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit doli si rezultat i VETTINGUT, i njëjti fat do të pret edhe prokuroret Kosovare. Është me rëndësi të reflektojnë, të kërkojnë nga shteti një sigurim fizik më të fuqishëm dhe të veprojnë ndryshe.

Rikujtoj se për të kaluar Vettingun në Tiranë është dashtë të kalohet nëpër tri faza. Faza: 1.Puna dhe rezultatet e punës në të kaluarën,2,vërtetësia e prejardhjes së pasurisë dhe 3.lidhja me krimin. Asnjë nga prokurorët e deritanishëm nuk ka çka të prezanton për të kaluar fazën e parë. Asnjë prokurore nuk është i njohur për të mirë, asnjë prokurore nuk e ka fituar asnjë rast. E tani këta prokurorët e "Speciales" mund dhe duhet të punojnë për vete dhe normalisht për shtetin. Duhet të fitojnë kredibilitet, nëse tanime nuk është vonë, por mendoj se në institucionet e drejtësisë ka njerëz , prokurore dhe gjyqtare me kredibilitet dhe integritet të gatshëm për sakrificë ndaj ligjit dhe shtetit ne zyrat e te cilit punojne dhe paguhen mire.

Ata duhet të reagojnë edhe nëse janë të bllokuar nga titullarët e institucioneve sepse përgjegjësia është individuale. Së fundi Kuvendi miratoi në lexim të parë Ligjin për Përgjegjësite e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, me këtë ligj do të mundë të suspendohen prokurorët dhe gjyqtarët nëse bëjnë shkelje disiplinore. Rrethi ka filluar të mbyllet, reflektoni e veproni sa me pare!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".