Lexoni edhe:
Raporti i fundit i IKSHPK’së: 1 viktimë dhe 8 raste të reja me COVID-19
Një person mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë, pasi një person hyri me kamion në mes të një turme që po festonte për muajin e krenarisë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në Wilton Maneors të Floridas, 10 milje në veri të Fort Lauderdale, vetëm pak pasi kishte nisur parada e krenarisë dhe festivali i rrugës.
Në bazë të raportimeve, një burrë, i cili ndodhej brenda në kamion, ishte në të njëjtën vijë me të tjerët gati për nisjen e paradës kur shtypi gazin dhe u fut mes njerëzve. Ngjarja nuk është zbardhur ende, ndërsa policia është shprehur se nuk dihet nëse burri ka vepruar qëllimisht apo jo.
Raporti i fundit i IKSHPK’së: 1 viktimë dhe 8 raste të reja me COVID-19Lexoni edhe:
Megjithatë, më vonë në mbrëmje dolën raportime se ky mund të ketë qenë një aksident tragjik i paqëllimshëm. Kamioni i shoferit ishte i zbukuruar me flamurin me ngjyra të komunitetit LGBTQ dhe burri kishte veshur po ashtu një bluzë në mbështetje të meshkujve homoseksualë, shkruajnë mediet e huaja.
Ndërkohë është mësuar se vetë shoferi ka thënë para policisë se këmba e tij u bllokua midis pedalit të gazit dhe frenimit duke bërë që ai të humbte kontrollin e automjetit.
(Kosova Sot Online)