20-vjeçari që humbi jetën pas sherrit në Velipojë, ishte jetim

  • A.P /
  • 27 June 2021 - 16:57
 20-vjeçari që humbi jetën pas sherrit në Velipojë, ishte jetim

Ky që shihni në foto është Myzerim Zeneli, 20-vjeçari i cili humbi jetën pas përplasjes me armë në Velipojë.

Mësohet se i riu kishte vetëm një ditë që kishte filluar të punonte si kamerier në hotelin e “Gocaj”, por rezultoi që dita e parë e punës, të ishte dita e fundit e jetës së tij. Mësohet se më herët 20-vjeçari ka humbur babain.

Mbrëmjen e djeshme Velipoja u trondit, pasi pas një përplasje me armë mes pronarëve të hotel “Fatazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, ku mbetën të vrarë 4 persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Të plagosurit nga ajo ngjarja tragjike në Velipojë janë Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli, 17 vjeç. Kurse, të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.

(Kosova Sot Online)