Lexoni edhe:
Më pak se 2 mijë persona u vaksinuan në 24 orët e fundit në Kosovë
Instituti Hirdometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot i nxehtë.
Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë javës së parë të muajit korrik.
“Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit, i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Më pak se 2 mijë persona u vaksinuan në 24 orët e fundit në KosovëLexoni edhe:
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.
(Kosova Sot Online)