Mbytet pushuesi 60- vjeçar në Durrës

  • E.K /
  • 30 June 2021 - 14:24
 Mbytet pushuesi 60- vjeçar në Durrës

Një pushues ka humbur jetën në bregdetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si lagjia 13 e qytetit bregdetar.

Policia e Durrësit/ Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.

(Kosova Sot Online)