Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 08:44
 Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar rreth përgatitjeve për seancë plenare. Kryesia do të mblidhet në ora 10:00.

Dy mbledhjet e kaluara të Kryesisë së Kuvendit dështuan në mungesë të kuorumit.

Pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Përgatitjet për seancë plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020,

Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit te Kosovës.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

(Kosova Sot Online)