
Lexoni edhe:
Çifti nga Istogu nuk gjen paqe – gruaja e rreh të dashurin, ai ia kthen të nesërmen
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të gjitha vaksinat kundër COVID-19 edhe ato që kanë ardhur nga Norvegjia kanë afat të mjaftueshëm për përdorim dhe i kanë kaluar të gjitha procedurat e aprovimit për përdorim të sigurt.
Nga kjo ministri u kanë bërë thirrje qytetarëve që edhe më tej të aplikojnë për vaksinim.
“MSh rikujton faktin se Kosova është nga shtetet e rralla në rajon që nuk ka prauar të marrë vaksina të pa aprovuara nga EMA dhe OBSh për përdorim kundër COVID-19”, është thënë nga MSH.
Çifti nga Istogu nuk gjen paqe – gruaja e rreh të dashurin, ai ia kthen të nesërmenLexoni edhe:
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjtha vaksinat kundër COVID-19, të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë këtë javë donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi dhe i kanë kaluar të gjitha procedurat e aprovimit për përdorim të sigurt.
Dezinformatat lidhur me afatin e përdorimit për vaksinat e pranuara nga Mbretëria e Norvegjisë, të bëra nga individë të ndryshëm, përveç që shkaktojnë pasiguri tek qytetarët në këtë kohë kur vaksinimi kundër COVID-19 ka fituar një dinamikë intensive, flasin edhe për mungesën e respektit ndaj donatorit – shtetit të Norvegjisë.
Duke u bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) për marrje të vaksinës kundër COVID-19, MSh rikujton faktin se Kosova është nga shtetet e rralla në rajon që nuk ka prauar të marrë vaksina të pa aprovuara nga EMA dhe OBSh për përdorim kundër COVID-19.
(Kosova Sot Online)