Ngjarjet e paralajmëruara për sot

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 07:57
Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Njoftimi me ngjarjet për ditën e sotme:

– Mbahet ceremonia e pranim – dorëzimit te detyrës së Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ndërmjet kryesuesit të deritanishëm, Skender Çoçaj dhe kryesuesit të zgjedhur, Albert Zogaj. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)

– Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Enis Kryeziu për falsifikimin e parasë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 10:00)

– Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te 20-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës në të cilën marrin pjesë 300 studentë vendorë dhe ndërkombëtar, në gjithsej 14 kurse nga fusha të ndryshme.

– Komuna e Rahovecit organizon dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2022 me banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë dhe Nagavc. (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori” në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

– Komuna e Rahovecit organizon dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2022 me banorët e fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)

(Kosova Sot Online)