Dalin para gjykatës të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 10:51
Dalin para gjykatës të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca gjyqësore për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit.

Gjyqtari Valon Kurtaj tha se shqyrtimi është publik dhe se kushtet për mbajtje të seancës janë krijuar.

“Është publik dhe shqyrtimi gjyqësor mund të vazhdojë, shqyrtimi është i hapur”.

Për rastin e vrasjes së ish-politikanit Oliver Ivanoviq deri më tani po akuzohen gjashtë persona, ndërsa të përfshirë në këtë rast sipas Prokurorisë janë së paku edhe pesë persona të tjerë të dyshuar.

(Kosova Sot Online)