Deri në shtator do të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 12:49
Deri në shtator do të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në raportimin para deputetëve të Komisionit për Arsim, ka deklaruar se deri në shtator do të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit në Kosovë.

Ajo është shprehur se kjo do të bëhet me qëllim që mësimi të fillojë me prezencë fizike në objekte shkollore.

“Synimi jone është që të vazhdojmë me prezencë fizike. Është një hap i mirë që ka filluar vaksinimi i mësimdhënësve dhe në shtator do të kemi të vaksinuar të gjithë mësimdhënësit. Besojmë se do të jetë me prezencë fizike në shkolla, por do të jemi të gatshëm edhe për forma të tjera”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa, tutje Nagavci ka thënë se janë katër projektligje që synojnë që t’i dërgojnë në Kuvend për miratim.

Ajo bëri të ditur se shumë shpejt do të emërohet bordi i Universitetit të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)