Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 09:05
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Këtë të diele në vendin tonë nuk pritet që të ndodhin shumë ngjarje.

Grupi Drejtësi për Kujtimin organizon diskutim në panel me aktivistë nga shoqëria civile për të shtjelluar pikëpamjet e tyre për diskriminimin dhe racizmin në Kosovë si dhe dështimet e shtetit në mbrojtjen e individëve që vazhdojnë të rrezikohen çdo ditë në forma të ndryshme nga racizmi. (Kino Armata, ora 18:00)

Oda Ndërkombëtare Rinore e Prizrenit në bashkëpunim me ShKA ‘Sharski Behar’ nën përkrahjen e komunës e Prizrenit organizojnë shënimin e ditën memorial: Mos harroni Srebrenicën 2021. (Para kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00).

(Kosova Sot Online)