Kosova ka dënuar sulmet e Iranit duke i cilësuar ato si kërcënim

  • A.P /
  • 03 June 2026 - 14:45
Kosova ka dënuar sulmet e Iranit duke i cilësuar ato si kërcënim

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit, duke i cilësuar ato si kërcënim për sigurinë rajonale dhe përpjekjet për stabilitet në rajonin e Gjirit.

Konjufca tha se Republika e Kosovës i dënon fuqishëm sulmet ndaj dy shteteve sovrane, duke theksuar se veprime të tilla minojnë përpjekjet e vazhdueshme për uljen e tensioneve dhe ruajtjen e paqes në rajon.

“Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit. Këto sulme ndaj shteteve sovrane e rrezikojnë më tej sigurinë rajonale dhe minojnë përpjekjet e vazhdueshme për de-përshkallëzim dhe stabilitet në Gjirin Persik”, shkroi ai,

Konjufca po ashtu ka shprehur solidaritetin e Kosovës me Bahreinin dhe Kuvajtin, si dhe me shtetet partnere në Gjirin Persik, duke theksuar mbështetjen për paqen, sigurinë, lirinë e lundrimit dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)