Mbi 1 mijë e 500 persona të helmuar në Komunën e Deçanit

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 13:45
Mbi 1 mijë e 500 persona të helmuar në Komunën e Deçanit

Mbi 1 mijë e 500 persona janë helmuar në Komunën e Deçanit nga e shtuna. Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha ka thënë për media se mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të helmimit.

Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë.

“Mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësorë që nga e shtuna. 99 për qind e pacientëve kanë marrë shërbime mjekësore. Gjendja e pacientëve është e mirë“, ka thënë ai.

Banorët e Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes, ndonëse prokuroria është duke kryer hetimet në këtë drejtim.

Përveç QKMF’së në Gjilan, disa pacientë janë referuar për trajtim edhe në Spitalin e Pejës.

Mbi 20 pacientë kanë marrë shërbime shëndetësore në këtë spital.

(Kosova Sot Online)