Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 07:58
Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova Sot Online  jell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:00Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës vazhdon grevën e pezulluar nga ora 09:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. (Objekti i ATK-së, Prishtinë)  

09:30Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Faruk Dakaj do të vizitojnë Nënstacionin e ri të Zjarrfikësve në fshatin Gjonaj. (Shtëpia e Bardhë)

10:00Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 

10:00Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban tryezë e rrumbullakët me temën: “Të drejtat dhe Siguria e pacientit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506)

10:00Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet vjetore të institucioneve ndër to edhe raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) 

10:00Instituti GAP mban tryezën e rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti “Ndikimi i subvencioneve dhe granteve në prodhimin bujqësor”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00Mbahet ceremonia zyrtare me rastin e vendosjes së themeleve të Fabrikës së Letrës, e cila do të punësojë persona me nevoja të veçanta. (Magjistralja Prishtinë-Lipjan)

11:00Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) 

11:30Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pret në vizitë Kryetarin e Bashkësisë së Vlorës, Dritan Leli. Pas takimit do të ketë deklarata për medie. (Kabineti i kryetarit) 

13:00Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes Financiare për IPA 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian” – i ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

13:00Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

14:00Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi marrin pjesë në përurimin e ndërtimeve të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik. (Lagja Veternik, Prishtinë)

16:45Me rastin e Festës kombëtare Franceze, Ambasada e Francës në Kosovë organizojë pritje. (Kino “Armata”, Prishtinë)

19:00Shtëpia e Evropës organizon koncertin “Përvojë muzikore verore” – koncert i shkollës së muzikës “Prenk Jakova”.  Ambasadori Tomas Szunyog hap këtë event. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë)

(Kosova Sot Online)