Qeveria e Kosovës mblidhet në orën 15:00

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 13:36
Qeveria e Kosovës mblidhet në orën 15:00

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot. Mbledhja do të mbahet në orën 15:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave, teksa kanë treguar agjendën e kryeministrit, Albin Kurti, për ditën e sotme.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e QeverisëKOHA: ‪15:00”, thuhet në njoftim.

Ende nuk dihet se çka do të diskutohet në këtë mbledhje.

Ndryshe, Kurti ka qëndruar qe gjashtë ditë për vizitë zyrtare në Greqi.

Këtë e ka konfirmuar sot Perparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë Kurti.

“Ai është në vizitë zyrtare në Greqi që nga data 8 korrik. Kurti ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e panelit të diskutimit.

Fillimisht, me 9 korrik, kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria e Greqisë.

Aktualisht, po merr pjesë në Simpoziumin SYMI”, ka njoftuar sot zëdhënësi i Qeverisë.

(Kosova Sot Online)