Zjarr në objektin e “Super Viva” në Lipjan

  • S.A /
  • 17 July 2021 - 09:15
Zjarr në objektin e “Super Viva” në Lipjan

Objekti i “Super Viva” në Lipjan është përfshirë nga zjarri rreth orës 05:40. Sipas Policisë, të lënduar s’ka, por ka dëme materiale.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 05:40,  është raportuar për një  objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.  Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Borovci

(Kosova Sot Online )