Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

  • G.G /
  • 19 July 2021 - 07:55
Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova Sot Online sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës do ta vazhdojë grevën nga e hëna deri të premten, por me masa të shtuara, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. (Ora 08:00-12:00)

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të departamentit për kufi, kolonel Ragip Bunjaku raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton një kërkesë të Gjykatës Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla N 10, ora 09:00)

Reklamë

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku pritet të shqyrtohen dhjetë pika të rendit të ditës. (Kuvendi, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me cështjen e mosnjohjes së pavarsisë së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton informacionet mbi gjetjet e rekomandimeve nga plani i monitorimit të procesit të integrimit evropian 2020-2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

Komuna e Rahovecit në kuadër të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998”, bën homazhe te lapidari i dëshmorëve në rrugën “UÇK”. (Ora 10:30)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban Kuvendin Zgjedhor për kryetarin dhe anëtarët e bordit. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 11:00-13:00)

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava do të jap mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit. (Selia e kryesisë së BIK-ut në Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis e planifikim hapësinor dhe infrastrukturë shqyrton projektligjin për plotësimin e Ligjit për Automjete. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 12:00)

DokuFest mban në konferencën e përvitshme për medie ku do të shpaloset programi për edicionin jubilar, të 20-të dhe mbarëvajtjen e festivalit. (Lokali ‘Ponte Prime’, mbrapa kishës ortodokse në Prizren, ora 12:000)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të qëndrojë në Lipjan, ku do të takohet me kryetarin Imri Ahmeti. (Komuna e Lipjanit, ora 13:30)

Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C 301, ora 14:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton për performancën e Kompanive Rajonale të Ujit, të ftuar Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Kompanitë Rajonale të Ujit. (Kuvendit, salla N506, ora 14:00)

Kf Prishtina mban konferencë për media para ndeshjes kundër Connahs në Ligën e Konferencave.(Stadiumi Fadil Vokrri, ora 17:30)

Kf Prishtina mban stërvitje para ndeshjes kundër Connahs në Ligën e Konferencave. ( Stadiumi Fadil Vokrri, ora 18:00; 15 minutat e para të hapura për media)

Fc Connahs mban konferencë për media para ndeshjes kundër Prishtinës në Ligën e Konferencave. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 19:00)

Fc Connahs mban stërvitje para ndeshjes kundër Prishtinës në Ligën e Konferencave. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 19:30; 15 minutat e para të hapura për media)

(Kosova Sot Online)