Covid-19 “pushton” anijen luftarake në Korenë e Jugut

  • G.G /
  • 19 July 2021 - 10:36
Covid-19 “pushton” anijen luftarake në Korenë e Jugut

Koreja e Jugut ka regjistruar grupin më të madh të të infektuarve me Covid-19 deri më tani, me më shumë se 80% e ekuipazhit të një anije luftarake në Gjirin e Adenit kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Koreja e jugut ka regjistruar 1,100 raste në dy ditë për shkak të përhapjes së variantit Delta.

Ndërkohë, vendi ka regjistruar 179,203 raste dhe 2,058 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Rreth 31.4% e 52 milion të popullsisë së saj kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine anti-Covid, ndërsa 12.7% janë vaksinuar plotësisht.

Duke cituar burime ushtarake, agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se askush nga ekuipazhi i prekur nuk kishte simptoma të rënda. Gjithashtu sipas të dhënave asnjë nga ekuipazhi nuk ishte vaksinuar.

(Kosova Sot Online)