LDK thotë se Përparim Rama u sulmua me vezë nga një grup i të rinjve që brohorisnin “Vetëvendosje”

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 20:57
LDK thotë se Përparim Rama u sulmua me vezë nga një grup i të rinjve që brohorisnin “Vetëvendosje”

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se kandidati i këtij subjekti për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, është sulmuar me vezë nga një grup i të rinjëve.

Ajo  ka thënë se Rama grupi që gjuajti me vezë brohorisnin “Vetëvendosje”.

“Gjatë një takimi me qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave” në oborrin e shkollës ‘Zenel Hajdini’ u sulmuam me vezë nga një grup i të rinjve, të cilët gjithashtu brohorisnin Vetëvendosje. Nuk ka vend për panik, Përparimi po vjen për Prishtinën!”, ka thënë Halimi.

Rama është sulmuar me vezë gjatë një mbledhjeje që po mbante në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Ai po ashtu ka reaguar lidhur me rastin me një postim në Facebook. Rama ka thënë se ka të pakënaqur në qytetin tonë, mirëpo nuk ka vend për panik.

Tutje, Rama premtoi se Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja e dashuria.

“Takimet me banoret e Prishtines dhe diskutimet e lira e te hapura janë bazë e lirisë së shprehjes. Ka shumë të pakënaqur në qytetin tonë. Mirëpo nuk ka vend për panik. Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja e dashnia”, ka thënë ai. 


(Kosova Sot Online)